Tërheqja e trupave amerikane nga Siria, do të zhvillohet me një ritëm të përshtatur dhe në mënyrë të kujdesshme, garantoi sot presidenti Donald Trump.
“Ne do të largohemi me një ritëm të përshtatshëm duke vazhduar të luftojmë ISIS-in dhe të bëjmë atë që është kujdesshme, dhe e nevojshme për pjesën tjetër”, shkruan Trump në Twitter, një ditë pas njoftimit nga këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, John Bolton, ku kjo tërheqje duhet të bëhet duke garantuar mbrojtjen e aleatëve të Uashingtonit, shkruan ATSH.
Njoftimi, muajin e kaluar, i tërheqjes së rreth 2000 ushtarëve amerikanë që luftojnë grupin Shteti Islamik në Siri, kishte shkaktuar shqetësime tek aleatët e amerikanëve.