Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot progresin e jashtëzakonshëm me Korenë e Veriut, një ditë pas një samiti ndërkorean në Phenian.
“Ne po bëjmë progrese të jashtëzakonshme mbi Korenë e Veriut”, deklaroi presidenti amerikan nga kopshtet e Shtëpisë së Bardhë para se të nisej në drejtim të shteteve të juglindjes të shkatërruar nga uragani Florence.
“Mbani mend vetëm një gjë, para se të bëhesha president, shumë persona mendonin se një luftë me Korenë e Veriut ishte e pashmangshme. Sot, marrëdhëniet, të paktën në nivel personal, janë të shkëlqyera”, tha Trump, pa u shprehur mbi çështjen qendrore të denuklearizimit, ku negociatat janë ngadalësuar që prej takimit historik me kreun koreanoverior Kim Jong Un në Singapor në muajin qershor.
Duke konsoliduar afrimin e tyre, presidenti koreanojugor Moon Jae In dhe Kim Jong Un shpallën vullnetin për të paraqitur një kandidaturë të përbashkët në organizimin e Lojërave Olimpike 2032. /kp/Telegrafi/