Presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi sot se krerët iranianë do të ishin “budallenj” dhe “egoistë” nëse nuk kërkojnë një marrëveshje, që u mundëson t’i shpëtojnë presionit të sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni.
“Irani mund të bëjë atë që do, për mua nuk ka ndryshim, kam gjithë kohën që duhet. Por vendi i tyre është në katastrofë ekonomike”, deklaroi presidenti amerikan.
“Krerët iranianë duhet të kujdesen për popullsinë. Nëse duan ta bëjnë këtë, duhet të bëjnë një marrëveshje. Përndryshe mendojnë vetëm për veten dhe janë egoistë dhe budallenj”, theksoi Trump./ATSH/