Site icon Telegrafi

​Trump fton Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi pa dhënë detaje mbi datën, se shumë shpejt do të ftojë udhëheqësin kinez Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas analistëve, takimi i dy presidentëve do të zhvillohet për të shqyrtuar të gjitha mundësitë për nënshkrimin historik të marrëveshjes tregtare midis dy ekonomive kryesore të botës.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se sekretari i amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin dhe përfaqësuesi i SHBA për Tregtinë, Robert Lighthizer, shumë shpejt do të jenë në Pekin në një raund të ri bisedimesh, ndërsa më 8 maj në Uashington, do të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri kinez, Liu He po për të njëjtën arsye. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version