Presidenti amerikan, Donald Trump ritheksoi sot se është i gatshëm të dëshmojë para prokurorit special Robert Mueller, i ngarkuar me hetimin në lidhje me një marrëveshje të mundshme të fshehtë mes ekipit të Trumpit të fushatës dhe Rusisë.
“Po, dëshiroj ta bëj”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë i pyetur në lidhje me një dëgjesë të mundshme në kuadër të këtij hetimi, raporton ATSH.
Një nga shenjat e tensioneve që po kalon ekipi i tij mbrojtës është që avokati kryesor i Trumpit, John Dowd njoftoi sot dorëheqjen e tij. /kp/Telegrafi/