Administrata Trump ende shpreson se takimi me Korenë e Veriut do të vazhdojë, pavarësisht nga kërcënimet e anulimit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan ishte i gatshëm.
Orë më parë, Koreja e Veriut lëshoi një deklaratë të zemëruar duke thënë se mund të dilte nga takimi nëse SHBA-të pas këmbënguljes që Korea të hiqte dorë nga armët bërthamore.
Takimi i parashikuar midis Trump dhe Kim Jong-un e Koresë së Veriut ishte paraparë të zhvillohet më 12 qershor.
“Presidenti është i gatshëm nëse zhvillohet takimi,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders. “Nëse jo, do të vazhdojmë fushatën maksimale që është duke vazhduar”. /kp/Telegrafi/