Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisedë telefonike të zhvilluar sot, u pajtuan për uljen e tensioneve në Idlib të Sirisë.
Njoftimi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, e cila bërë të ditur se biseda është zhvilluar një ditë pasi tetë njerëz u vranë në një sulm me raketa në krahinën e Idlibit.
“Udhëheqësit kanë rënë dakord që të ndodh ulja e tensioneve në Idlib dhe të mbrohen civilët”, thuhet në deklaratë. /kp/Telegrafi/