Telegrafi

​Trofeu i UEFA Super Kupës arrin në Shkup

Trofeu i dedikuar për fituesin e UEFA Super Kupës 2017, finalja e të cilës më 8 gusht të këtij viti do të luhet në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, ku ndeshen fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës, ka arritur në Shtëpinë e Futbollit në Shkup.

Trofeu i UEFA Super Kupës 2017, mund të shikohet nga adhuruesit e saj, gjatë ekspozimit në Shtëpinë e Futbollit në Shkup.

Po ashtu të hënën do të bëhet promovimi zyrtar i futbollistit nga Maqedonia, Goran Pandev, si ambasador i Trofeut të UEFA Super Kupës, futbollist i cili në karrierën e tij ka luajtur në disa klube evropiane.

Shkupi do të jetë qyteti i parë në rajonin e Ballkanit, në të cilin do të zhvillohet një ndeshje finale e UEFA Super Kupës.