Sot mbushen tri vjet nga përpjekja ushtarake për grusht-shtet në Turqi.
Me këtë rast, Ambasada e Turqisë në Prishtinë do të organizojë një event lidhur me përkujtimin e të gjithë atyre që dolën në mbrojtje të atdheut.
Përpjekja për grusht-shtet u zhvillua gjatë natës së 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit ishin ushtarakë turq.
Pas sulmit të puçistëve kundër Parlamentit të Turqisë dhe hotelit në të cilin ndodhej presidenti Recep Tayyip Erdogan, ky i fundit mori vendim për nxjerrjen e tankeve në rrugë, të cilave iu bashkua populli me qëllim të mposhtjes së puçistëve.
Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen, ndërsa janë larguar nga puna edhe dhjetëra-mijëra të tjerë.
Turqia zyrtarisht përgjegjës për tentim gusht-shtetin e ka bërë klerikun Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA. .kp/Telegrafi/