Një femër e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku në Fushë Kosovë.
Aksidenti kishte ndodhur pasditen e 16 tetorit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.