Tenistja çeke, Katerina Siniakova (e 65-ta botërore), është kualifikuar sot për në finalen e turneut WTA në Tokio, pasi mundi në gjysmëfinale kinezen Zhang Shuai (49) me rezultatin 6-3, 6-0.
Siniakova do të gjejë në finale sllovaken Jana Cepelova (115) ose amerikanen Christina McHale (53), të cilat do të luajnë në gjysmëfinalen tjetër.