Site icon Telegrafi

​Tërmeti shembi 20 shtëpi në Kavajë

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka prekur edhe Kavajën, ku si pasojë janë plagosur 12 persona, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali tha për Ora News tha se në total janë 20 banesa që janë shembur, ndërsa 6 pallate janë dëmtuar.

“Dëme materiale kemi goxha, janë 6 pallate të dëmtuar dhe 20 shtëpi private të shembura. Një pjesë nga pallatet janë dëmtuar edhe nga tërmeti i parë”, tha ai.

Krali tha se janë marrë masa edhe për akomodimin e të prekurve nga tërmeti.

“Kemi ngritur 3 qendra emergjente, kemi akomoduar edhe në hotel. Disa familjarë janë larguar tek të afërmit e tyre”, tha ai.

Në Kavajë ka shkuar edhe kryeministri Edi Rama për të parë situatën. /oranews/

Exit mobile version