Telegrafi

​Të dielën zhvillohet gara “Kosova Enduro Championship”, pritet të jenë 50 garues dhe të ketë karakter mbarëkombëtar  

Të dielën në qytetin e Pejës do të mbahet gara “Kosova Enduro Championship” e organizuar nga Federata e Motoçiklizmit të Kosovës dhe klubi Motocross Team Peja “MTP”.

E diela në Pejë do të jetë e gjithë për dashamirët e motoçikletave pasi do të organizohet gara e njohur si Enduro.

Enduro është një formë e sportit me motor-kros që bëjnë gara në terrene të ndryshme jashtë rrugës. Enduro përbëhet nga shumë pengesa dhe sfida të ndryshme.

Sipas organizatorëve, gara e Enduros do të jetë e gjatë përafërsisht shtatë kilometra.

Aty pritet të jenë deri në 50 garues dhe do të ketë karakter ndërkombëtar, pasi garuesit do të jenë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Meqedonia.

Kjo do të jetë hera e parë që organizohet nën patronatin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.

Gara do të ketë tri kategori: E1, E2, dhe E3-Hoby. /Telegrafi/