Site icon Telegrafi

​Sveçla: Gjendja në shëndetësinë e Kosovës është jashtëzakonisht e keqe

Në emër të grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla tha se gjendja në shëndetësinë e Kosovës është jashtëzakonisht e keqe dhe sipas tij këtë më së miri e dëshmon që figurat politike kërkojnë shërim jashtë vendit duke anashkaluar atë të Kosovës.

Ai tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që sistemi shëndetësor dhe shëndetësia në përgjithësi të vendoset në prioritet të parë për këtë Qeveri.

Sipas tij, të gjitha qeveritë shëndetësinë nuk e kanë pas prioritet dhe e kanë parë si një shancë për të zhvatur disa pare këtu aty, apo për të rehatuar familjarë apo militant familjar.

“Se sa jo serioze ka qenë puna e deritanishme për SISH-in, ndër të tjera dëshmohet edhe me faktin se nga buxheti i dedikuar për të 24 përqind e pagesave të bëra nuk kanë të bëjnë asgjë me SISH-in, por si për shembull rasti i renovimit e sanimit të ashensorëve të QKUK-së.

Në të njëjtën kohë ka munguar mbështetja me staf që është planifikuar me planin e veprimit në emër të vetë kufizimeve buxhetore, kjo vetëm sa dëshmon që në rastin më të mirë ka munguar trajtimi i SISH-it si prioritet. Prandaj, kjo edhe duhet të ndërpritet dhe ne ju ftojmë votoni rekomandimet tona në mënyrë që të fillojmë me reforma të thella në shëndetësi drejt përmirësimit të gjendjes së saj. Sa më parë do të jetë më mirë, më lirë dhe çka do të jetë më me rëndësi më pak vuajtje të qytetarëve tanë çoftë si pacient, çoftë familjarë të tyre”, tha ai. /KP/

Exit mobile version