Site icon Telegrafi

​Studentët vonohen me protestë

Nga ora 13:00 do të duhej të niste protesta e thirrur nga Grupi i Studentëve të Pavarur, të cilët vijnë nga Universiteti Publik “Hasan Prishtina”, dhe kolegjet tjera private në vend.

Thirrja për protestë është përkrahur nga organizatat jo qeveritare, si: Plisi i bardhë, Grupi Politikë Studentorë, Rinia Drejt Suksesit, Organizata e Fuqizimit Rinor Evropian.

Megjithatë, edhe pse koha e nisjes së protestës ishte paralajmëruar të ishte ora 13:00, me vendgrumbullim tek Fakulteti Filologjik, aty ende nuk janë mbledhur shumë studentë.

Pankartat të cilat janë përgatitur për protestën sotme, kryesisht tregojnë se studentët duan punë pas diplomimit. /Telegrafi/

Exit mobile version