Telegrafi

​”Spurs” të vendosur për Pochettinon, PSG insiston ta blejë

Mediat angleze shkruajnë se ‘Spurs’ janë në presion nga PSG-ja, e cila synon ta bind argjentinasin që të marr ‘timonin’ e skuadrës franceze.

Trajneri spanjoll, Emery duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga kampionët e Francës, pas turpërimit nga Barcelona.

Siç raportohet nga mediat në ishull, krerët e PSG-së e admirojnë Pochettinon, i cili është duke bërë punë të madhe tek Tottenham.

Madje, krerët e këtij klubi besojnë se do ta bindin trajnerin e ‘Spurs’ që të transferohet në ‘Parkun e Princave’.