Telegrafi

​Sot ditëlindja e presidentëve shqiptarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, sot festojnë ditëlindjet e tyre.

Thaçi ka mbushur 51 vjeç. Ai ka lindur më 24 prill 1968, është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja e Skenderajt.

Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.

Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.

Hashim Thaçi (Foto: Michele Tantussi/Getty Images/Guliver)

Bamir Myrteza Topi, sot mbush 62 vjeç.

Ai lindi më 24 prill të vitit 1957 në Tiranë, është politikan shqiptar dhe ish-president i Shqipërisë.

Është i martuar me Teuta Topin dhe ka dy vajza, Nada Topi e Etida Topi. /KP/

Bamir Topi (Foto: Sean Gallup/Getty Images/Guliver)