Site icon Telegrafi

​Siria mohon se është vrarë një tjetër princ

Autoritetet saudite mohuan sot lajmin se princi Abdul Aziz bin Fahd, 44 vjeçar, të jetë vrarë, gjatë një aksioni për arrestimin e tij.

“Ai është i gjallë dhe shëndosh”, njoftoi Ministria saudite e Informacionit, raportojnë mediat britanike.

Mediat kanë raportuar se Abdul Aziz bin Fahd ishte vrarë, derisa autoritetet po përpiqeshin ta arrestonin atë si pjesë e një hetimi për korrupsion.

“Nuk ka të vërtetë në thashethemet që qarkullojnë në media në lidhje princin Abdul Aziz bin Fahd. Ai është i gjallë dhe mirë”, theksoi Ministria e Informacionit.

Lajmet për vdekjen e princit Abdul Aziz u shfaqen vetëm 24 orë pasi u konfirmua se princi Mansur bin Mukrin kishte humbur jetën në një aksident me helikopter.

Exit mobile version