A keni fëmijë të diagnostifikuar me autizëm?
Për prindërit kjo mund të jetë një sfidat më të mëdha në jetë dhe në përditshmërinë e tyre.
Autizmi shfaqen në formën e vështirësive për të qenë aktiv në komunikim dhe sjellje, duke sjellë mungesën e interesit për të reaguar, ndonjëherë shoqërohet edhe me agresivitet(moskuptim i botës së ndjeshme të fëmijëve)
Sfidat për fëmijët autikë përfshijnë gjumin, ushqimin e ndjeshëm dhe agresivitetin. Por, si prindër ju keni rol kyç në mbështetjen e fëmijëve autike. Prindërit mund të ndihmojnë në zhvillimin e tyre shëndetësor fizik e mendor duke ndikuar pozitivisht në rritjen e tyre.
Aktualisht është treguar se prindërit mund të ndihmojnë në kryerjen e trajtimit psikologjik të fëmijëve të tyre (këta fëmijë kanë nevojë shume për dashuri).
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 1 në 160 fëmijë ka një çrregullim të spektrit të autizmit, e cila fillon në fëmijëri por që tenton të vazhdojnë në adoleshencë dhe në moshën e rritur. Dy prilli njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Autizmit.