Telegrafi

​Shqipëri – Kosovë premtojnë për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e mjedisit, do të vazhdojë edhe më tepër mes këtyre dy shteteve.

Kështu kanë premtuar sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, bashkë me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, të cilët u takuan gjatë ditës së sotme.

Në një njoftim për media, ambasadori Minxhozi, thuhet se fillimisht ka uruar ministrin Agani për postin e ri, ndërsa u zotu se bashkëpunimin ndërshtetëror, do ta avancojnë edhe më tej në të gjitha lëmit përkatëse.

Ministri Agani falënderoi Ambasadorin Minxhozi për gatishmërinë e tij dhe njëkohësisht u shpreh i gatshëm në përkrahjen reciproke në të gjitha projektet. /Telegrafi/