Site icon Telegrafi

​Sheqeri pa afat është importuar nga Algjeria, nuk asgjësohet sot

25 tonë sheqer që janë futur sot në Kosovë dhe është konfiskuar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit për shkak të afatit të skaduar është importuar nga Algjeria.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zyrtari për informim në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit Lamir Thaçi.

Ndërsa, kjo sasi e sheqerit nuk do të asgjësohet sot, ashtu siç deklaroi më herët për KosovaPress Lamir Thaçi, për shkak të kushteve atmosferike.

“Është shumë akull dhe nuk mundemi me e qu kamionin deri te deponia për asgjësim”, tha Thaçi për KosovaPress. /Telegrafi/

Exit mobile version