Site icon Telegrafi

​Shaw kthehet në stërvitje pas dhjetë muajve

Luke Shaw kishte thyer këmbën në shtator të vitit të shkuar.

Që nga lëndimi i tmerrshëm i pësuar në Ligën e Kampionëve, përballë PSV Eindhoven, mbrojtësi i krahut të majtë të Manchester United nuk ka luajtur më asnjë minutë.

Lexo po ashtu LIVE: Transferimet në kohë reale

Pas plot dhjetë muajve, Shaw ka nisur të stërvitet me ‘Djajtë e Kuq’, dhe rikthimi i tij në fushën e blertë është programuar në muajin gusht, transmeton KosovaPress.

Manchester United ka paguar 30 milionë funte për ta sjellë Shaw në ‘Old Trafford’, nga Southamptoni në vitin 2014.

Exit mobile version