Telegrafi

​Selena Gomez me linjë të saj të çantave të dorës (Foto)

Edhe pse është mjaft e zënë me karrierën e saj si këngëtare dhe aktore, Selena Gomez tashmë do të bashkëpunoj me firmën e njohur Coach, për te sjell në treg linjën e saj të çantave.

Në tapetet e kuqe ku ajo ka debutuar së fundmi, është pare që ajo gjithmonë ka komplentuar veshjen e saj me çantat e kësaj firme të madhe, dhe gjithashtu ka bërë foto për kampanjën më të fundit te Coach.

Aktorja ka publikuar një foto në faqen e saj zyrtare në Instagram, ku ka prezantuar çantën e dizajnuar nga ajo me emrin Selena Grace. Çantat do të jenë në tri ngjyra, të kuqe, të bardhe dhe të kuqe të errët.

Përveç çantave me këto tre ngjyra, koleksioni do të ketë edhe një mbajtëse çelësash në forme ylli, një çantë të vogël xhepi dhe një kuletë. /KP/Telegrafi/