Policia e Afrikës së Jugut njoftoi sot se ka sekuestruar 706 kilogramë kokaine me vlerë prej 44 milionë eurove.
Kokaina ishte e fshehur në hangarin e një anije kontejner, e nisur nga Brazili me destinacion Indinë.
“Droga ishte ndarë në 706 pako me 1 kilogram secila”, sqaroi për median një zyrtar i lartë i njësisë së forcave speciale të policisë së Afrikës së Jugut, Godfrey Lebeya.
Anija ishte nisur nga një port i Brazilit me destinacion Indinë, nëpërmjet Singaporit. Droga ishte e fshehur në hangarin e anijes të ngarkuar me mbi 3.000 kontejnerë.
Policia kontrolloi anijen në portin e Ngqura, pranë Port Elizabeth, pas marrjes së informacioneve. /kp/Telegrafi/