Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, mirëpriti njoftimin se aleatët e Uashingtonit në NATO pritet të rrisin shpenzimet e përgjithshme në mbrojtje me 3,9% në vitin 2019, në një rritje që është e pesta radhazi.
“Ky është një lajm shumë i mirë për ne”, tha Esper ndërkohë që takohej me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.
SHBA-ja ka rritur presionin kohët e fundit ndaj aleatëve të saj në NATO që të përmbushin objektivin e vendosur për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto./ATSH/