Site icon Telegrafi

​Sanchez: Klubi vendos për të ardhmen time, ëndërroj Premier Leaguen dhe Champions Leaguen

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez thotë se është i kënaqur te Arsenali, por e ardhmja e tij në “Emiratës” varet nga klubi londinez.

Mediat britanike shkruajnë se ish-sulmuesi i Barcelonës, ka një super ofertë nga Kina që kap shifrën 600 mijë euro në javë.

Sanchez duke folur për Sky, shprehet i lumtur që është pjesë e “Topçinjve”, por ai thotë se ardhmja e tij varët nga Arsenali. Ai ëndërron ta fitojë Premier Leaguen dhe Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Arsenali

“Në këtë moment jam i përqendruar te ndeshjet e kampionatit. Ndihem shumë mirë këtu dhe u jam mirënjohës të gjithëve, por qëndrimi im te Arsenali varet nga klubi”, ka thënë Sanchez.

“Ëndrra ime është të fitoj Premier League dhe Ligën e Kampioneve”, tha Sanchez. Ndryshe, Sanchez është duke u monitoruar edhe nga gjiganti italian, Juventus.

Exit mobile version