Site icon Telegrafi

​Rreziqet nga përdorimi i tepërt i ibuprofenit

Studime të shumta tregojnë për rrezikun nga përdorimi i vazhdueshëm i ilaçeve kundër inflamacionit, sidomos para ose pas stërvitjes për të lehtësuar dhimbjet e kyçeve dhe muskujve.

Sipas këtyre studimeve, përdorimi i dozave të larta të ibuprofenit dhe ilaçeve të ngjashme me të rrisin rrezik për sulm dhe probleme të tjera me zemrën me një të tretën.

Një tjetër studim i kryer së fundmi, ku janë përfshirë rreth 10 milionë njerëz, ka zbuluar se njerëzit që përdorin aktualisht ilaçe anti-inflamatore janë 19% më të rrezikuar që të përfundojnë në spital me probleme me zemrën, krahasuar me ata që i kanë përdorur ilaçet në të kaluar.

Zemra nuk është e vetmja që rrezikohet nga këto ilaçe. Një tjetër studim i kryer vitin e kaluar tregon se njerëzit që përdorin rregullisht barnat kundër inflamacionit ishin 10 për qind më të rrezikuar që të humbnin dëgjimin se sa ata që përdornin këto barna vetëm në raste të rralla.

Po, ashtu, gjatë një studimi të publikuar në vitin 2016, shkencëtarët zbuluan se një gjë e tillë mund të çojë në fraktura të kockave.

Saija Kontulaninen, profesoreshë e kinesiologjisë tek Universiteti Saskatchewan në Kanada dhe kolegët e saj studiuan një grup prej 90 të moshuar, të cilët ishin të regjistruar në trajnime stërvitëse dhe merrnin ibuprofen ose ndonjë ilaç tjetër të ngjashëm me të menjëherë pas stërvitjes.

Pasi u bënë skanime kockave dhe muskujve, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që morën ilaçin pak para stërvitjes përjetësuar më shumë humbje kockore se ata që nuk i përdornin këto ilaçe.

Exit mobile version