Telegrafi

​Rozana Radi mohon zërat për fejesë: Pres martesë

Verën që sapo lamë pas, e pamë të mbushur me lajme për personazhe të njohur të showbizzit shqiptar.

Një nga personazhet e komentuar ishte edhe këngëtarja e aktorja e njohur, Rozana Radi.

Mjaft media të shkruara raportuan se Radi është fejuar dhe ka pranuar unazën e dhuruar nga partneri i saj.

E gjitha kjo, sipas portaleve ndodhi gjatë pushimeve të saj në Kapri.

E pyetur në intervistën e saj të parë në “Pop Culture”, Rozana ka mohuar kategorikisht këto lajme.

“Unë nuk jam e fejuar. Ja më shikoni gjë unazë? Unë bashkëjetoj prej 5 vitesh tashmë me dikë dhe nuk pres fejesë, por martesë”, rrëfeu Rozi.

Rozanën më shumë e shohim si tekstshkruese se sa si këngëtare së fundmi. /tch/