Telegrafi

​Ramos: Duam titullin e kampionit

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se është i kënaqur me fitoren kundër Osasunas.

Madrilenët mundën Osasunan, me rezultat 5-2, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga kampionët në fuqi të Evropës.

Ramos, i cili shënoi një gol në fitoren e ‘Los Blancos’, tha se skuadra e tij akoma duhet të përmirësojë disa gjera, edhe pse ai është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Ai thotë së La Liga është prioritet i Real Madridit në këtë sezon të garave.

“Në pësuam gola në pjesën e dytë, por ne arritëm qëllimin tonë. Ne kemi nevojë për t’i përmirësuar disa gjera në mënyrë që të mos pësojmë gola, por ne jemi duke luajtur mirë”, ka thënë Ramos.

“Prioritet për ne është të fitojmë tituj, sidomos La Ligën, sepse ne kemi humbur këtë garë disa vjet dhe ky është qëllimi ynë i parë”, ka theksuar mbrojtësi spanjoll.