Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se po vazhdon puna për përballimin e situatës në çdo zonë të prekur nga reshjet.
Në statusin e tij Facebook, kryeministri Rama shprehet se vazhdon puna në çdo zonë të prekur dhe në çdo aspekt për përballimin e situatës tejet të ngarkuar.
“Pas 24 orësh reshje të dendura në masë më të lartë se kriza e vitit 2015, dëmet janë shumë më të pakta se sa në 2015, falë punës së bërë për kanalizimet, argjinaturat, hidrovoret, si dhe pesëfishimit të forcave të organizuara prej kohësh për këtë situatë, e cila pritet të rëndohet në 24 orët në vijim”, shprehet kryeministri Rama.
Po ashtu, kryeministri Rama sjell një set fotosh, pjesë e operacionit të strukturave të shtetit në ndihmë të evakuimit të banorëve dhe qytetareve në zona te ndryshme te vendit.