Site icon Telegrafi

​Rama: Më 30 qershor do ketë zgjedhje, nuk janë as të presidentit as të partive

Vetëm pak minuta më parë presidenti i Republikës Ilir Meta shpalli vendimin për çdekretimin e datës 30 qershor për zgjedhjet vendore, por ky vendim nuk është mirëpritur nga kryeministri Edi Rama, i cili nga Berati u tregua këmbëngulës.

Rama u shpreh se zgjedhjet në 30 qershor do të zhvillohen, sepse zgjedhjet nuk janë as të presidentit dhe as të partive politike.

Lexo po ashtu Në 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri, Ilir Meta shfuqizon dekretin

“Mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye të vetme. Për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, por marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrimi i reformës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin dot dhe as reformën dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje sepse zgjedhjet nuk janë as të partive dhe as të presidentit”, deklaroi Rama.

 

Exit mobile version