Site icon Telegrafi

​Presidenti kinez Xi Jinping shkon në Itali dhe Francë me 500 persona

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, gjatë vizitës në Itali, Monako dhe Francë, do të ketë një delegacion prej 500 anëtarëve.

Rreth 100 persona do të jenë pjesë e rrethit të ngushtë, mes ministrave, personelit të sigurimit, mjekëve dhe asistentëve të fushave të ndryshme, shkruan ATSH.

Rrethi i medieve përbëhet nga 120 persona, duke përfshirë gazetarë, operatorë dhe fotografë.

Duke marrë në konsideratë pjesëmarrësit e forumeve të Romës mbi biznesin, kulturën dhe investimet nga vendet e treta, kësaj liste i shtohen të paktën edhe 300 persona të tjerë.

Exit mobile version