Lionel Messi kishte paralajmëruar pensionimin nga kombëtarja argjentinase pas disfatës nga Kili në finale të Kupës së Amerikës.
Që nga ajo ditë e gjithë Argjentina është ngritur në këmbë për ta bindur numrin një të botës, që t’i rikthehet sërish kombëtares, transmeton KosovaPress.
Ndonëse futbollisti ende nuk ka dalë me ndonjë përgjigje ku do të sqaronte më shumë të ardhmen e tij, presidenti i Argjentinës Mauricio Macri, është shprehur i bindur që Messi do të luajë sërish për ‘Albicelesten’.
“Kam folur me të në telefon, jam i sigurt që ai do të kthehet përsëri”, ka thënë Macri për CNBC.