Paul Pogba thotë se e gjithë skuadra e Manchester Unitedit ishte e mërzitur pas lëndimit te Zlatan Ibrahimoviçit sezonin e kaluar.
Sulmuesi suedez ishte lënduar në gju në muajin prill, duke zvogëluar gjasat për një kontratë te re me “Djajtë e Kuq”.
Pogba duke folur për lëndimin e Ibrës dhe vendimin e Antoine Griezmann për të qëndruar në Atletico Madrid deklaroi se: “Pa Ibrën, pa Griezmann … Ne i njohim cilësitë e tyre dhe ne të gjithë ishim të trishtuar më lëndimin e Ibrës”.
“Por unë shpresoj se ata janë të lumtur në jetën e tyre. Unë do të jem i lumtur nëse Ibra shkon diku tjetër dhe kënaqet me karrierën e tij”, tha Pogba.