Disa pjesë të Evropës nga sot pritet të përfshihen nga pluhuri i ardhur nga Sahara jugore. Sipas hartës së publikuar nga faqja weather.eu nga shkretëtira e Saharës sasia më e madhe e pluhurit do të kalojë në Itali, Sardenja, Francë, Spanjë, Zvicër dhe Britani.
Në këtë do të përfshihen edhe vendet e Ballkanit, ku mese shumti do të preket Kroacia dhe Bosnja, por re pluhuri mund të depërtojnë sot edhe në Kosovë.
Ky pluhur i kuq, nuk do të paraqes problem për fluturimin e aeroplanëve, apo shëndetin e qytetarëve.
Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën, ndërsa ndikimi i saj është në ngjyrën e kuqe të borës, apo të shiut, transmeton KosovaPress.