Telegrafi

​“Plisat” djegin produktet serbe në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë (Foto)

Grupi i tifozëve të Prishtinës “Plisat”, para pak çastesh në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kanë djegur produktet serbe.

Për të shuar zjarrin e produkteve serbe, të cilat ishin kryesisht biskota “Plazma”, në Shesh kanë arritur zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës, raporton KosovaPress.

Sot në shumë qytete të Kosovës janë djegur produktet serbe. Ky veprim ka ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës./Telegrafi/