Telegrafi

​Përsëritet konkursi për një anëtar të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të zgjedh një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Dy kandidatët që ishin në garë, Arian Krasniqi e Labeat Abdullahu, nuk kanë arritur t’i marrin votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar i bordit.

Arian Krasniqi mori 39 vota, ndërsa, Labeat Abdullahu mori 42 vota.

Pas dështimit të zgjedhjes së anëtarit të bordit të RTK-së, do të rishpallet konkursi për këtë pozitë. /Telegrafi/