Site icon Telegrafi

​Përse njerëzit teshtijnë disa herë radhazi?

Të gjithëve i ndodh që të teshtijnë më shumë se një herë, madje disa e kalojnë këtë numër, duke teshtirë deri në 5 apo më shumë herë radhazi.

Teksa kjo breshëri teshtimash mund të jetë bezdisshme dhe ndonjëherë edhe e sikletshme, ka një arsye shkencore se përse ndodh.

Teshtima shkaktohet nga disa arsye, nga pluhuri te sëmundjet, tek reagimi emocional, madje edhe nga drita e diellit, megjithatë shkaktari kryesor është membrana e mukusit brenda hundës dhe fytit të njeriut.

Teksa një teshtimë e vetme është ndonjëherë e mjaftueshme për të pastruar çfarëdolloj gjëje që irriton sistemin tonë, teshtima e vazhdueshme, sipas ekspertes Laura Geggel, ndodh kur trupi ka nevojë të nxjerrë irritues të tjerë që ndodhen më thellë.

Kështu, teshtima e parë e veçon irrituesin, ndërsa e dyta e dërgon në hundë dhe e treta e nxjerr jashtë. Është një progresion i nevojshëm për të pastruar çfarëdolloj gjëje që po shkakton parehati tek membrana e mukozës.

Ky është proces tepër i thjeshtë, por teshtima në vetvete është unike tek çdo person, njësoj si e qeshura. Ndaj dhe shkaku është i ndryshëm tek çdo njeri, megjithatë të teshtiturit në mënyrë të vazhdueshme do të thotë se trupi juaj po përpiqet më shumë se zakonisht të pastrojë rrugët e frymëmarrjes. /Kp

Exit mobile version