Telegrafi

​Pepe dhe Moutinho rikthehen në Kombëtaren e Portugalisë

Mbrojtësi i Real Madrid, Pepe dhe mesfushori i Monaco, Joao Moutinho, pas lëndimeve të pësuara, rikthehen në Kombëtaren e Portugalisë, që do të presë Hungarinë me 25 mars për eliminatoret e Botërorit 2018, sipas listës së publikuar te enjten me 25 futbollistë.

Udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar shtatë gola në tre ndeshje eliminatore, seleksioni do të jetë i privuar nga sulmuesi Nani dhe mesfushori Adrien Silva, të lënduar.

Tre ditë pas ndeshjes me Hungarinë në “Estadio da Luz” në Lisbonë, Portugalia do të presë Suedinë për një ndeshje miqësore në Madèira, vendlindjen e “CR7”.