Telegrafi

​Pence: Sulmi ndaj një aleati të NATO-s, është sulm ndaj të gjithëve

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, deklaroi sot se sulmi ndaj një aleati të NATO-s është sulm ndaj të gjithë anëtarëve të saj.

Pence, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Estonisë, Talin, u takua me presidentin Kersti Kaljulaid, presidentin e Letonisë, Raimonds Vejonis dhe atë të Lituanisë, Dalia Grybauskaite.

Sipas tij, presidenti amerikan Donald Trump mendon se siguria është baza e përparimit.

Pritet që pas Estonisë, Pence të vizitojë Gjeorgjinë dhe Malin e Zi.