Site icon Telegrafi

​Pas shkarkimit, Tillerson flet për Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, shkarkimi i të cilit u njoftua sot në mëngjes nga presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi se presioni i komunitetit ndërkombëtar mbi Korenë e Veriut ka dhënë frytet e saj përtej pritshmërive.

Tillerson i cili do të jetë shef i diplomacisë amerikane deri më 31 mars, numëroi disa arritje, duke filluar nga Koreja e Veriut.

“Duke punuar me aleatët tanë, ne kemi tejkaluar pritshmëritë e të gjithë botës me fushatën e presionit mbi Korenë e Veriut”, tha ai.

Donald Trump dhe kreu koreanoverior, Kim Jong Un pritet të takohen në fund të majit. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version