Site icon Telegrafi

​Pacolli: Kosova vendoset në listën prioritare të anëtarësimeve në Europol

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova vendoset në listën prioritare të anëtarësimeve në Europol dhe për këtë është shumë i lumtur që lobimi i qeverisë po jep frytet e duhura.

“Kosova vendoset në listën prioritare të anëtarsimeve në Europol! Jam shumë i lumtur që puna e Ministrit tonë të brendshëm, organeve të policisë dhe drejtuesve të saj, lobimi i koordinuar i ministrisë së jashtme, pjesë e një Qeverie dinamike si ajo e kryeministrit Haradinaj po jep fryte. Integrimi ndërkombëtar i Kosovës nuk mund të ndalet”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Exit mobile version