Site icon Telegrafi

​Pacolli kërkon shkarkimin e zv/ministrit Shukri Maxhuni pas keqpërdorimit të veturës zyrtare

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj veprimit të zëvendësministrit të Bujqësisë, Shukri Maxhuni, i cili ditë më parë është fotografuar në veturën zyrtare, deri sa i mbante këmbët pranë xhamit të përparmë.

Pacolli, ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që ta shkarkojë zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij.

Tutje ai ka theksuar se, sjellja e Maxhunit është e pahijshme, dhe se asnjë zyrtar qeveritar nuk duhet të sillet ashtu me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve.

Shkrimi i plotë:

“I pahijshëm akti i Zëvendës Ministrit të Bujqësisë zotni Maxhunit me sjelljen e tij në një veturë zyrtare.

Kjo nuk është mënyra se si një zyrtar qeveritar sillet me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve tanë.

Pavarësisht kush është , është një akt i papranueshëm që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë.

Kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohet prona publike dhe ne e dënojmë aktin dhe të parandalojmë rastet e tilla.

Unë kam kërkuar nga Kryeministri të shkarkojë Zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij.

AKR dhe unë nuk do të tolerojmë dhe nuk pranojmë akte të tilla nga zyrtaret tanë.

Zyrtarët publik duhet t’u shërbejnë qytetareve tanë dhe të mos abuzojnë me pozitat e tyre në një mënyrë të tillë”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Telegrafi/

 

Exit mobile version