Telegrafi

​Pacolli: Bashkësia ndërkombëtare të kuptojë lojërat e Beogradit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se është lajm i mirë lirimi i Marjan Gjokajt nga shteti i Serbisë, dhe ka treguar se Ministria e Jashtme është angazhuar fuqishëm përmes kanaleve diplomatike dhe Misionit Special në Beograd, për të siguruar lirimin e tij.

“Një lajm i mirë lirimi i z. Marjan Gjoka nga Serbia. Ministria e Jashtme është angazhuar fuqishëm që nga fillimi intensivisht përmes kanaleve diplomatike dhe Misionit Special në Beograd për të siguruar lirimin e tij. Përsëri Serbia nuk heziton të tregoj se ka një axhendë politike pas arrestimeve të qytetarëve të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të kuptojë lojërat e Beogradit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.