Telegrafi

​OEK: Harmonizimi i akcizës për kafe në nivel regjional, luftë ekonomisë informale

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrin e Financave, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës, pas një analize të detajuar të politikave fiskale të aplikuara në Kosovë dhe në regjion ka arritur që të bëjë ndryshimin e Aneksit A të rregullores 2005/32 të plotësuar me rregulloren 2007/17 meqë rast është hequr taksa e akcizës për kafen e gjelbër dhe atë të pjekur.

Ky ndryshim ka pas për qëllim harmonizimin e politikave fiskale me vendet e rajonit dhe stimulimin e prodhimit vendor.

“Sa i përket politikave fiskale të vendeve të rajonit është konfirmuar se normat e aplikuara ne vendet e rajonit për kafe kanë qenë më të ulëta se ato që aplikoheshin në Republikën e Kosovës gjë që ndikonte në paraqitjen e dukurisë së kontrabandimit dhe afarimit joformal me këtë lloj të mallit”.

Marr parasysh se Republika e Kosovës ka të zhvilluar industrinë e pjekjes dhe përpunimit të kafes dhe duke dashur që ky lloj i biznesit të ketë mbështetjen e organeve shtetërore në luftimin e infoormalitetit është arritur në konkludim se heqja e normës së akcizës jo vetëm që do ndihmonte në sigurimin e lëndës së parë me çmim më të favorshëm por edhe se do ndikoj në eleminimin e dukurive informale kontrabanduese.

Sa për informim, normat e akcizës ne kafen e gjelbër dhe atë të pjekur nuk aplikohet në vendet e rajonit edhe sot

Kemi shembujt e rajonit Malin e Zi dhe Maqedoninë, vende këto në të cilat taksa e akcizës për këto mallra nuk aplikohet, por që diferenca mes kafes së pjekur dhe asaj të pa pjekur, në import, ekziston dhe atë në aplikimin e normës së doganës ku dogana për kafe të pa pjekur në Malin e Zi është 3 për qind ndërsa për kafe të pjekur është 15 për qind, ndërsa në Maqedoni është 5 për qind për kafe të pa pjekur ndërsa, për atë të pjekur është 15 për qind.

Qëllimi i kërkesave tona ishte harmonizimi i politikave të akcizës për kafen në nivel regjional dhe efektet ekonomike janë evidente. Në të njëjtën kohe është arritur sukses në eliminimin e ekonomisë joformale dhe kontrabandimin e këtij produkti. /Telegrafi/