Site icon Telegrafi

​Nuk do të ketë akuza penale për vdekjen e Prince

Prince (Foto: Getty Images)

Ikona e muzikës pop, Prince, vdiq në moshën 57 vjeç në vitin 2016 nga një mbidozë aksidentale me qetësues fentanil, që konsiderohet qetësues shumë i fuqishëm, madje më i fuqishëm se drogat si heroina.

Prokurorët në Minesotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës patën deklaruar se tabletat kishin qenë të falsifikuara dhe se ishin gjetur brenda shtëpisë së Prince, por ata nuk ishin në gjendje të tregojnë burimin e atyre qetësuesve.

Prince (Foto: Getty Images)

Prokurorët amerikan, siç transmeton BBC, kanë deklaruar se nuk kishin gjetur dëshmi për keqbërje të qëllimshme.

Prince ishte gjetur pavetëdije në një ashensor në Stduiot Paisley Park, në shtetin e Minesotës, më 21 prill 2016.

Foto: Getty Images

Gjetjet e prokurorëve amerikan u bënë publike sot vetëm pas gati dy vjetësh nga vdekja e pop ikonës. /KosovaPress/

Foto: Getty Images
Exit mobile version