Site icon Telegrafi

​Një peshk mostrum gjendet në brigjet austrialiane (Foto)

Një peshk monstrum është gjetur në bregdetin e Australisë, por ende nuk dihet lloji i tij.

John dhe Riley Lindholm nga shteti australian Victoria, ishin duke ecur në Parkun Moore Beach në juglindje të Queensland, kur ata gjetën peshkun e çuditshëm, transmeton ABC News.

John Lindholm thotë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka parë një lloj të tillë peshku. Ai vlerëson se peshku peshon rreth 170 kilogramë.

“Ishte peshk shumë i madh. Këtë lloj peshku nuk kam parë asnjëherë dhe sikur më zuri frymën”, tha Lindholm.

Lindholm thotë se peshku nuk ishte vrarë, por duket se kishte ngordhur.

Patrulla Queensland Boating and Fisheries tha se janë duke punuar me ekspertët nga Muzeu Queensland për të identifikuar peshkun mostrum. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version