Telegrafi

​Në Tiranë dhe Durrës mësimi fillon më 9 dhjetor

Ministra e Arsimit në Shqipëri ka marrë vendim për rifillimin e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore.

Ashtu siç ishte thënë më parë në Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Lezhë dhe Mirditë mësimi do të fillojë më datë 5 (nesër), ndërsa në Tiranë, Durrës, Vorë, Shijak, Krujë dhe Kurbin do të fillojë më datë 9 dhjetor. E njëjta gjë vlen edhe për shkollat private.

Mësimi në Shqipëri ishte ndërprerë pas tërmeteve të fuqishme që kanë ndodhur./Telegrafi/