Roma është e interesuar për mesfushorin e Manchester Cityt, Jesus Navas.
Mediat italiane shkruajnë se klubi nga kryeqyteti italian është duke e monitoruar situatën e spanjollit tek ‘qytetarët’.
31 vjeçari pas katër vjetësh tek City duket se ka vendosur të ndahet me skuadrën e Pep Guardiolas.
Siç raportohet tashmë krerët e Romës kanë kontaktuar me spanjollin, të cilit do t’ia ofrojnë një kontratë tre-vjeçare.
Thuhet se java e ardhshme do të qartësojë të ardhmen e 35 herë reprezentuesit te Spanjës.