Skuadra napolitane nuk heq dorë nga sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.
Kapiteni i Interit vazhdon të mbetet preferenca kryesore e presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis, i cili këmbëngul që ta transferojë sulmuesin argjentinas.
Ndonëse ofertat e deritanishme janë refuzuar nga ‘zikaltërit’, napolitanët do të provojnë edhe njëherë që ta bindin Interin, me një ofertë prej 70 milionë eurove.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, do të takohet me përfaqësuesit e lojtarit për t’i bindur ata që Icardi të transferohet në ‘San Paolo’.
Nëse Interi i thotë jo edhe kësaj oferte, atëherë Napoli do të heq dorë përfundimisht nga Icardi dhe do të kërkojë ndonjë lojtar tjetër për ta zëvendësuar Gonzalo Higuainin i cili është transferuar te Juventusi.